protestaxxx
Qindra banorë të Korçës kanë protestuar për grabitjen që po u bëhet pronave të tyre nga qeveria dhe deputetët e mazhorancës, në zonën e Porodinës. Banorët akuzojnë se Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka qëndrojnë pas kësaj skeme, që u heq atyre qindra hektarë tokë, pronë e tyre e njohur, në emër të një projekti për ndërtimin e një aeroporti.

Opozita thotë se të dhënat tregojnë se me ndikimin e Peleshit dhe Xhackës e gjithë kjo zonë i ka kaluar në pronësi një personi, i afërt me ta, dhe ndërkohë janë zhveshur nga pasuria e tyre të gjithë banorët e zonës.

Qytetarët e zonës u kanë treguar përfaqësuesve të opozitës dokumentat që kanë.

Sipas opozitës, kjo është një tokë bujqësore, por me këtë projekt ajo bëhet tokë truall duke iu pesëfishuar vlera, po sigurisht për plackitësit e saj.