vellezerit hajro
Dy vëllezërit Emiljano dhe Altin Hajri mund të konsiderohen dy nga njerëzit më të vëshirë, për t’u kapur dhe për t’u vënë para drejtësisë. Në krye të një organizate të mirëfilltë kriminale, banda e furnizuar dhe drejtuar nga vëllezërit Hajro u mbajt për 4 vjet nën vëzhgim. Kodi Alfa që përdorej mes tyre ishte shumë i vështirë për t’u deshifruar. Policisë italiane iu desh të krijojë një incident mes antarëve të bandës për prishur ekuilibrat dhe për të arritur tek vëllezërit Hajro. Kështu në vitin 2010 u kapën 20 kilogramë heroinë në Breshia, dhe u arrestua një korrier. Kur prokuroria e Venecias dhe karabinierët u përpoqën të depërtojnë në brendësi të grupit, vunë re se kjo ishte e pamundur. Komunikimi mes antarëve të bandës bëhej përmes numrave.

Dhe kodet ndryshonin çdo javë.

Atëherë, agjentët provokuan një sherr, duke i vjedhur brenda në banesë, një sasi prej 15 kg heroinë.

Vjedhja e kësaj sasie droge ka shpërqëndruar të gjithë organizatën. Herë pas here, trafikantët komunikonin në telefon dhe akuzonin njëri-tjetrin për vjedhjen. Ky problem ka shkuar deri tek njeriu që fliste në emër të vëllezërve Hajro në Itali, kushëriri i tyre Fortuz Hajro. Ky i fundit qëndronte në Itali, ku shërbente si personi i kontaktit dhe njeriu që transmetonte kodet numerike, që lëshoheshin nga dy vllezërit nga Shqipëria. I vënë në dijeni për vjedhjen e sasisë së drogës, Fortuz Hajri merr garancinë që do e zgjidhë këtë punë, por vetëm pasi të komunikonte me shefat e tij në Shqipëri.

Ky komunikim është bërë nëpërmjet numrave dhe se një gjë e tillë është arritur të kapet nga agjentët e policisë italine, të cilët kanë lokalizuar vendin e komunikimit të dy vëllezërve të cilët ndodheshin në Shijak. Dy vëllezërit qëndronin në Shqipëri, ku i jepnin kodin numerik “Ambasadorit” dhe më pas ky i fundit e kuptonte urdhërin dhe më tej ia dërgonte sërisht me kod numerik drejtuesve të mëposhtëm. Pikërisht pas kësaj baza e narkotrafikut vihej në lëvizje. Kështu veprohej kur vinte droga, ku shpërndahej dhe më pas kur shitej. Po e njëjta skemë veprohej edhe kur shitej me shumicë, tek grupe të tjera kriminale dhe kur transportoheshin lekët me korrierë të ndryshëm nga Italia në drejtim të Shqipërisë.
Organizata merrej sidomos me heroinën, e prodhuar në mënyrë të veçantë në Afganistan dhe e importuar në Europë nëpërmjet itenerarit ballkanik me kamiona dhe makina të vogla. Në një vit, trafikantët mendohet se arrinin të dërgonin drejt Italisë gati 1 ton heroinë.