Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftohta dhe të thata me origjinë kontinentale të cilat po mbajnë mot pa reshje dhe temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare , ku në Alpe nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të pakta bore. Era do të jetë drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat janë me rënie.