sgdsdgs
Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina do të mbetet në burg. Gjykata e Apelit vendosi të mos e ndryshonte masën e sigurisë ndaj personit që u bë i famshëm për ngritjen e dronit në Beograd një vit më parë.

Avokati i tij mbrojtës ka lexuar disa mesazhe në gjyq, sipas të cilave disa grupe ofruan deri në 1 milion euro për vrasjen e Morinës.

Gjykata nuk i ka marrë parasysh këto kërkesa. Ndërkhë që vetë Ballist Morina ka dhënë se kishte kërkuar mbrojtje nga Ministria e Brendshme, por nuk i ishte ofruar.

I pyetur se përse mbante dy pistoleta, ai tha se njëra prej tyre nuk funksiononte sic duhej. Avokati i tij deklaroi për mediat se do të bëjë rekurs të vendimit të sotëm në Gjykatën e Lartë.