Edhe dita e hënë ka filluar me shkëmbim replikash në rrjetet sociale për Taulant Ballën dhe Lulzim Bashën.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste i ka bërë thirrje liderit të PD, Lulzim Basha, që të “mos shkaktojë rrëmujë me deputetët e vet në Parlamentin Europian.

Në një status të postuar në Twitter, Balla gjithashtu i kërkon Bashës “mos të turpërojë vendin “me anonime”.

“Lulzim! Tërhiqe urdhrin për rrëmujë qe u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas kuintave “me anonime” e bën përditë. Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorisë!” – shkruan Balla.

Ndërkohë pritet që ditën e sotme Balla po ashtu të dorëzojë një padi për shpifje për deputetin e PD-së Salinaji për materialet e publikuar nga ky i fundit në lidhje me Ballën për përgjimin ‘Babale’.