azilkerkues_0
6880 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani vetëm gjatë muajit shtator. Agjensia Gjermane per Migracion dhe Azil publikoi të dhënat, sipas të cilave shqiptarët renditen të dytët, pas sirianëve në kërkesat për azil, për muajin e shkuar. Bazuar në të njëtat shifra, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil nga janari deri në shtator ka arritur në 45125 persona, apo gati 9-fish më shumë në numër, se një vit më pare. Sipas autoriteteve gjermane, arsyeja kryesore që shqiptarët kërkojnë azil drejt Gjermanisë është varfëria.