azil-ne-Gjermani
Kërkesat e shqiptarëve për azil në Gjermani gati janë 8-fishuar në periudhën janar-gusht 2015 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ne vijojmë të renditemi pas sirianëve. Këto të dhënva bëhen publike nga Ministria e Brendshme gjermane, sipas së cilës ka pasur rritje të kërkesave për azil në muajin gusht të këtij viti krahasuar me korrikun.

Në gusht ka pasur 8 036 kërkesa për azil nga shqiptarët, ndërsa në korrik ka pasur 7 633 kërkesa.

Vendin e parë e mban Siria me 10 440 kërkesa. Sa i përket kërkesave për azil nga Kosova kemi një numër më të paktë. Gjermania në mënyrë kategorike nuk pranon të japë azil për shqiptarët, pasi ne konsiderohemi si vend i sigurt origjine.