de

Mundësia e fundit për zgjidhjen e krizës politike përmes ndërhyrjes së ndërkombëtarëve do të jetë sot me vizitën e Zëvendës/ Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Hoyt Brian Yee.

Zëvendës/Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee, i cili ndodhet prej mbremjes se te dieles ne Tirane.

Pas krizës politike 86 ditore dhe pas dështimit të të gjitha negociatave të bëra deri tani, vizita e Hoyt Yee shihet si e fundit që mund të sjellë normalitetin politik në vend.

Hoyt Yee do të ketë një ditë intensive. Takimin e parë ai do ta nisë me kryeministrin Edi Rama. Pas Ramës, axhenda e takimeve do të vijojë me Metën dhe Bashën.Ndërkohë në orën 17 të pasdites, zyrtari i lartë amerikan ka parashikuar dhe një takim me deputetët demokratë që kanë shfaqur zërin e tyre kritik brenda Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Axhenda e takimeve

Në orën 10:30 takim me Ramën

Në orën 11:30 takim me Metën

Në orën 14:45 takim me Bashën

Në orën 17:00  takim me Patozin dhe Bregun