saimir_visha_10340
Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë do të zhvillojë një tubim kundër vendosjes së kasave fiskale për avokatët. Një hap i tillë do të merret pas rrëzimit të vendimit nga ana e Gjykatës Administrative të kërkesës së shoqatës së avokatëve për rrëzimin e pjesshëm të VKM-së së dhjetorit 2014.
Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj shprehet se protesta do të mbahet më 3 tetor.
“Ejani të diskutojmë së bashku për të vendosur në lidhje me këtë problem shqetësues. Motoja jonë është e qartë dhe ligjore. Jemi pro çdo aksioni kundër informalitetit por jemi kundër çdo diskriminim që i bëhet profesionit të avokatisë në RSH ku kërkojmë të jemi të barabartë me të gjithë subjektet tatim pagues me një vlerë të paracaktuar”, shprehet Vishaj.