merkel1-655x356

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përjashtuar anulimin e borxhit të Greqisë, duke deklaruar se tashmë  bankat dhe kreditorët kanë bërë shkurtime të konsiderueshme.

Por në një intervistë për mediat vendase, Merkel këmbënguli se pavarësisht kësaj,  ajo nuk dëshiron që Greqia të largohet nga zona Euro.

Greqia ka ende një borxh prej 315 miliardë euro, rreth 175% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kjo është edhe pika kyçe për të cilën palët nuk bien dakord.

Greqia kërkon faljen e borxhit nëpërmjet marrëveshjeve të reja, kurse Trojka nuk tërhiqet nga marrëveshjet ekzistuese.

Një situatë e tillë u parashikua që në fushatën e zgjedhjeve greke, teksa Aleksis Tsipras i premtoi popullit të tij çlirimin nga masat e ashpra të Bashkimit Europian.

Dhe nuk shkoi larg, pavarësisht disa deklaratave të buta në dukje pas marrjes së pushtetit, dje ministri i Financave greke Anis Varufakis gjatë takimit me kreun e grupit të ministrave të financave Jeroen Dijsselbloem, dekalroi prerë se Greqia nuk do të bashkëpunojë me misionin e Bashkimit Europian, as me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe as ka ndërmend të kërkojë shtyrje të programit të shpëtimit.

Por sërish Bashkimi Europian vijon ti bëjë thirje Greqisë të qëndrojë në zonën Euro.

Pas kreut të Parlamentit Europian Shulz dhe kreut të grupit të ministrave të Financave Jeroen Dijsselbloem, thirrja e radhës erdhi nga Peirre Moscovici, komisioner për Çështjet e Ekonomisë, i cili deklaron se greqia i perket eurozonës.

“Do të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të parandaluar daljen e Greqisë nga Eurozona, por Athina duhet t’u përmbahet marrëveshjeve ekzistuese” thotë ai  në një intervitë për BBC.

“Vendi i Greqisë është në Eurozonë. Monedha e përbashkët ka nevojë për Greqinë dhe Greqia ka nevojë dhe dëshiron të qendrojë në Eurozonë. Është tejet e rëndësishme për qendrueshmërinë dhe besueshmërinë e Euros që të mos ketë një dalje të Greqisë, ndaj ne do të bëjmë gjithçka që nevojitet për të parandaluar këtë”, deklaroi ish-Ministëri i Financave të Francës.