download

Dalin në dritë detaje nga atentati ndaj 32-vjeçarit Refit Toro në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:57 në zonën e Skelës. Viktima njihet si person me precedentë dhe me rekorde të theksuara kriminale. Sipas të dhënave nga grupi që po heton ngjarjen viktima kishte ndërruar disa herë emrat. Ai njihej edhe me emrat Jetnor, Alfred, Robert, nofkën “Nori” etj. Toro është ndaluar dhe hetuar disa herë në cështje që lidhen me trafikun e drogës në Shqipëri, Itali, por edhe në shtete të tjera të Europës. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes bënë të ditur se kanë dëgjuar breshërinë e armës dhe më pas dy persona që janë larguar me vrap. Më pas autorët kanë hipur në një automjet “Land Rover”, që i priste më tej dhe më pas humbën gjurmët rrugicave. Sipas burimeve nga grupi hetimor dyshimet për ngjarjen lidhen me ndonjë Pazar të prishur droge ose ndonjë hakmarrje.