12516396_10208395416706284_127941147_n_0
Në një kohë kur vrasjet dhe atentatet po kthehen në rutinë, policia njofton se ka arrestuar 15 të dehur. Këta kanë rënë në pranga, ndërsa drejtonin mjetin, pasi kishin konsumuar alkol, tha policia në një njoftim për mediat. Edhe dje në Tiranë, ndodhi një tentativë vrasjeje, për të cilin policia nuk ka asnjë të dyshuar dhe nuk ka publikuar asnjë të dhënë.

Njoftimi i policies:

Në kuadër të masave të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, konkretisht Policia Rrugore e mbështetur nga Patrullat e Pergjithshme dhe Shqiponjat , gjatë javës që lamë pas kanë intensifikuar punën për ndëshkimin e shkelësëve të Kodit Rrugor.

Si rezultat i kësaj pune janë arrestur në gjendje të dehur 15 drejtues mjetesh.

? 25 drejtuesve të tjerë ju është pezulluar leja e drejtimit pasi kanë konsumuar alkool.

? 45 drejtuesve të mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit pasi kanë tejkaluar normat e shpejtësisë të matur me radar.

? 64 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi jane konstatuar me xhama të riveshur.

? 27 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi kanë qarkulluar në sensin e kundert me atë të levizjes.

Policia e Tiranës njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve të zbatojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.