arta

 

Këngëtarja Arta Bajarami ka vendosur që në këtë vit të mos ndalet. Ajo do të vijë me shumë këngë, klipe dhe album.Vëllai i saj, që njëherë është edhe menaxheri i saj, reperi Don Arbas, për Indeksonline ka zbuluar detaje shtesë rreth realizimit dhe publikimit të albumit.

“Albumi do t’i ketë 10 këngë të reja, por do ketë edhe disa këngë që janë lansuar kohëve të fundit. Në album do jenë 2 balada, ndërsa këngët tjera janë ritmike. Deri në lansim që do bëhet nga gjysma e majit, dy këngë do të realizohen me klip, një baladë dhe një ritmike. Ndërsa, në muajt e verës gjithashtu do të realizohet edhe videoja e baladës tjetër” janë fjalët e reperit.