Pavarësisht rritjes së frekuentimit, arsimi dhe formimi profesional shfaqin defekte në përgatitjen e të rinjve për tregun e punës, dhe këtë e tregojnë edhe shifrat e punësimit.

Ky fakt është pranuar nga vetë zëvendësministrja e Financave Dajna Sorensen. Ndërkaq, megjithëse ofrohen 26 drejtime të ndryshme vetëm 20 për qind e nxënësve që mbarojnë arsimin 9 vjeçar, regjistrohen në shkollat profesionale.

Zëvendësministrja e Financave ka raportuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ku theksoi se sa i përket formimit profesional, në 8 muaj janë certifikuar rreth 10 mijë individë.

Integrimi në tregun e punës për punëkërkuesit e papunë vështirësohet për shkak të mungesës së shkollimit, 92 për qind prej tyre kanë arsim të mesëm ose më pak.