arrestim_17256

Një hajdut kabllosh u arrestua mbrëmë në Sarandë nga policia pasi po vidhte kabllin elektrik të qytetit.

Roland Laraj, 24 vjeç, banues në Vlorë u kap në flagrancë në lagjen “29 Nëntori”, duke prerë kabllot që përcillnin energjinë elektrike të prozhektorëve të ndriçimit të lulishtes së kësaj lagjeje, me qëllim për ti marrë ato.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Vjedhja” neni-134 i Kodit Penal.