MartinShkreli
Martin Shkreli, drejtori i Përgjithshëm i kompanisë farmaceutike amerikane, i cili rriti çmimin e ilaçit të HIV nga 13.5 $ në 750$, raportohet se është arrestuar nën akuzën e mashtrimit e fallcifikimit të letrave me vlerë, në një firmë që ai themeloi.

Shkerli u arrestua me akuzën e përdorjes në mënyrë të paligjshme të aksioneve të Retrophin Inc, një firmë bioteknologjike që themeloi në vitin 2011, duke përdorur atë për të paguar borxhet nga marrëveshjet që nuk kishin lidhje me atë biznes, raporton Bloomberg.

Shqiptari Shkreli fitoi nofkën “njeriu më i urryer në internet” pasi bleu të drejtat e ilaçit Daraprim, një trajtim për sistemin imunitar në ndihmë të të prekurve me HIV. Martin Shkreli rriti çmimin e ilaçit me 5000%.