hqdefault_49
Seksioni për Korrupsionin, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim më Prokurorinë e Task Forcës të rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Etrit Berisha, 33 vjeç, banues në Tiranë. Nuk bëhet fjalë për portierin e kombëtares, por për një inspektor në Drejtorinë Rajonale të AKU Tiranë (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), person i cili ishte shpallur në kërkim më datë 20.09.2016.

Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rikujtojmë se më datë 20.09.2016, është ndaluar bashkëpunëtori i tij, shtetasi Indrit Korbi.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektor në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë.