mark frroku

Policia sapo ka arrestuar deputetin Mark Frroku në një lokal në pronësi të familjes të tij në lagjen e Kombinatit në Tiranë. Arrestimi ndodhi pas urdhërit të lëshuar nga prokuroria sot pas votimit në parlament që i hapi rrugë ndalimit të deputetëve Doshi dhe Frroku. Policia ndërkohë ndodhet në shtëpinë e Doshit ku pritet edhe ndalimi i tij.
Policia është duke kryer gjithashtu kontrolle në banesat e dy deputetëve.