auto_dajcaj-zamir1479372397
Policia italiane arriti pas shumë kërkimesh të bjerë në gjurmët e Zamir Dajkajt, një shqiptari të konsideruar si bosi i grupit mafioz “Barcellona” të Siçilisë, pjesë e klanit “Mazzarota”.

Ai ishte shpallur në kërkim dy vjet më parë, pasi ishte dënuar me 11 vjet burg për trafik droge dhe disa vepra të tjera të rënda kriminale.

43 –vjeçari u arrestua një ditë më parë pas një operacioni të madh policor. Në kërkimin e tij u përdorën edhe helikopterë të karabinierisë.

Dajkaj u kap në Terme Vigliatore, në një banesë luksoze.

Ai kishte edhe disa shtëpi të tjera që menaxhoheshin nga bashkëshortja e tij.