ervin-braho-433x300
Policia arrestoi biznesmenin Ervin Braho, i shpallur në kërkim disa muaj më parë pasi i la një gjyqtarje 5 milionë lekë në tavolinë për ta ndihmuar në një çështje gjyqësore.

41 –vjeçari u kap nga Komisariati nr. 3

Ai ishte shpallur në kërkim, pas kallëzimit të gjyqtares S. Gj., me detyrë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë. Si përfaqësues ligjor i një kompanie, Ervin Braho ka tentuar t’i japë në formë rryshfeti në zyrën e saj shumën prej 5 milion lekësh të vjetra me qëllim favorizimin në një çështje gjyqësore.