Presidenti Ilir Meta teksa ka komentuar arrestimin e pedagogut të njohur Henri Çili, deklaroi se në këtë vend ku puçistët janë në alert nuk do të habitej nëse e njëjta gjë do i ndodhte dhe analistit Fatos Lubonja dhe gazetarit Artur Zheji, nën akuzën se janë drejtues të Camorra-s në Itali.

“Tani cilido që ka probleme me ligjin, duhet të përballet parapara organeve të drejtësisë. Presidenti i republikës duhet t’i drejtohet popullit. Sdo habitesha që për shkak të alertit të pushtetit puçist, që do të dëgjonit sikur Fatos Lubonja, apo Artur Zheji të arrestoheshin, pasi dyshohen se drejtojnë organizatën e Camorrës.”, tha Meta per gazetaret.