komisariati_3_941_0
Pak orë pasi u arrestua nga policia e Tiranës, Bledar Zefi ka mundur të arratiset nga ambientet e komisariatit nr 3. 26 –vjeçari nga Fushë Arrëzi i Pukës u kap pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia ku ishte dënuar me 10 vjet burg nga gjykata e Xhenovës për “vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal”. Kjo është arratisja e dytë që ndodh brenda këti viti në këtë komisariat. Më 1 shkurt, Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur me emrin Stresi, u arratis pasi u hodh nga kati i dytë.