Prenga-ne-parlament

Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit të deputetit Armando Prenges yë zgjedhur në Lezhë. Por kjo duket se nuk do të zgjidhë problemet e Partise Socialiste në listën e Lezhës. Kjo për shkak se emri që do ta zëvendësojë Prengën deri në zgjedhjet e 18 qershorit ka vetë probleme me ligjin. Në listë pas tij është Kastriot Piroli. Ish-drejtori i Hipotekes në Kurbin është arrestuar më 11 mars te 2015 me akuzën për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ai eshte liruar pak kohe me pare nga Gjykata e Kurbinit, pasi denimin per akuzat e ngritura ndaj tij e ka shlyer me periudhen e paraburgimit. Prokuroria kerkoi tri vite denim per të.