Rama123456

Gazetari Arian Çani ka paralajmëruar një fund të tmerrshëm për kundërshtarët e Kryeministrit Rama.

“Lidhjet e këtij personazhi që quhet Edi Rama është që t’i shkojnë nga pas dhe kundërshtarët, pasi fundi i tyre do jetë i tmerrshëm…”- u shpreh Arian Çani në emisionin “Studio e Hapur”.

Çani theksoi se Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është i detyruar që të bëjë koalicion me Ramën, pasi sipas tij nuk është mjaftueshëm i fuqishëm.

“Rama po luan fort. Ka hedhur një rrjetë që po zë të gjithë peshqit. Meta është peshk i vogël”.

Çani vazhdoi me parashikimet e tij, duke thënë se Kryeministri Rama do të “mbretërojë” për një periudhë 30-vjeçare. Ndër të tjera gazetari shtoi se askush nuk duhej të çuditej për faktin se do vij momenti kur presidenti i SHBA-ve Donald Trump të ftojë Ramën në Uashington, pasi sipas Çanit ata ngjajnë “si dy pika uji”.

Këto deklarata kanë ngjallur debate në studio, ku Ilir Kulla kundërshtoi ashpër Çanin