ina-rama
Ish-kryeprokurorja Ina Rama duhet të rikthet në sistemin gjyqësor, në një post të barazvlefshëm me atë që mbante përpara se të emërohej në krye të organit të akuzës.

Kështu ka vendosur sot Gjykata e Aplit në Tiranë, duke i dhënë të drejtë Ina Ramës. Gjykata ka rrëzuar vendimin e KLD-së, sipas së cilit ish-kryeprokurorja nëse donte të punontë në sistemin e drejtësisë duhej t’i nënshtrohej konkursit.

Sipas këtij vendimi, Gjykata e Apelit detyron tashmë Këshillin e Lartë të Drejtësisë t’i propozojë Presidentit emërimin e Ina Ramës. Mbetet për t’u parë nëse Bujar Nishani do ta zbatojë ose jo këtë vendim.

Kujtojmë që Ina Rama ka qenë sulmuar publikisht nga ish-kryeministri Berisha pas ngjarjeve të 21 janarit.

Berisha e ka etiketuar publikisht ish-kryeprokuroren si “lavire bulevardi”, edhe pse në kohën e emërimit të saj, Berisha foli me superlativa, madje e krahasoi me Silvia Kontin, prokuroren e famshme që gjurmonte mafian te filmi “Oktapodi”.