dokle

Vajza e deputetit socialist, Namik Dokle, ka ironizuar sot kryeqytetasit, të cilët sa u gëzuan nga bora, aq edhe e pësuan prej saj. Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë përfunduar në spital, për shkak të frakturave që kanë pësuar nga rrëshqitja në akull.
Në lidhje me këtë, Anika Dokle ka bërë një krahasim me malësorët, të cilët kalojnë pothuajse gjithë dimrin në mes të borës e akullit dhe nuk kanë probleme të tilla. Sipas Dokles, malësorët nuk rrëshkasin dhe nuk e thyejnë qafën, pasi ecin me këmbët ngulur fort në tokë.
“A e provuat ç’do te thote te jesh malesor?? Ua mbulon bora shtepine dhe nuk ankohen as per drita, as per uje, as per te ftohte. Nuk shket dhe nuk e thyen askush qafen neper bore nder malesore… ata ecin me kembet ngulur fort ne toke. Do thoni me te drejte qe ata jane mesuar me boren dhe veshtiresite. Po po… ata jane regjur per te qene malesore!! Respekt!”, ka shkruar Dokle në Fb.