vangj
PS vijon fushatën e anëtarësimeve të reja. Së fundmi drejtues të lartë të kësaj partie janë kanë zhvilluar një takim në qytetin e Durrësit.

I pranishëm ishte edhe kreu i rajonit Tiranë-Durrës, Saimir Tahiri si dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Ky i fundit duke folur para të pranishmëve tha se Edi Rama dhe PS-ja dinë të bëjnë shtet.

“Vij me Edi Ramën dhe PS se këta bëjnë shtet. Është detyrë e jona për të hapur sa më shumë partinë dhe kjo realisht ka ndodhur në qytetin e Durrësit, por të hapim partinë dhe të fusim në radhët e saj njerëz që duan të kontribuojnë në Durrësin tonë të bukur. Që këta bëjnë shtet, ne e ndiejmë dhe në sajë të reformave që janë ndërmarrë në qytetin tonë të Durrësit. Ndryshimi i madh që ka ndodhur në Durrës, kanë bërë që turistët të rikthehen në këtë qytet”, tha Dako.