rumpalla
Ka disa konkluzione që mund të dalin nga konferenca e shtypit mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrit Rama. Së pari paraqitja e saj përgënjeshtroi zërat e frymëzuara nga burime qeveritare në Tiranë se Rama do të udhëtonte në 28 nëntor drejt Berlinit për të marrë një sihariq. Ky lajm nuk u shpall ashtu sikurse ishte paralajmëruar. Një gjë e tillë dukej si në komportimin dhe portretin e kryeministrit shqiptar që nuk ngjante në ditët e tij më të mira, po ashtu edhe se konferenca u zhvillua pa pyetjet e gazetarëve ndryshe nga çkishte ndodhur në takimin bilateral në Tiranë.

Konkluzioni i dytë ishte se mes prioriteteve që do ti hapnin Shqipërisë dritën jeshile, Merkel theksoi vetëm dy: Reformën në drejtësi që tashmë dihet dhe e pranon me gojën plot edhe Rama, por edhe një tjetër që qeveria e Tiranës nuk e ka me qefë ta përmendë: Zgjedhjet e verës së ardhshme.

Merkel tha se KE-ja ka përmendur 5 prioritete në total, duke përmendur aty edhe zgjedhjet e këtij viti.

Kjo lë të kuptohet se çelja e negociatave nuk do të ndodhë në mes të dhjetorit në mbledhjen e këshillit të BE ( tubimi i shefave të shteteve anëtare) që duhet të miratojë ose jo rekomanimin e Komisionit europian pëe Shqipërinë. .

“Është e rëndësishme që rruga e reformave të vazhdojë. KE-ja ka vendosur 5 prioritete dhe ndër to është reforma në drejtësi. Zbatimi i qëndrueshëm i kësaj reforme është kusht për integrimin.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë hapa që duhen kryer në mënyrë të përhershme. Kam parasysh edhe zgjedhjet që do të ketë Shqipëria. Unë besoj që janë arritur gjëra të rëndëssihme. I uroj mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe më detajisht do të diskutojmë më vonë”, tha Merkel.

Ndryshe nga bashkëbiseduesja e tij Rama, njësoj si në Tiranë, u mundua të bëjë nnjjë diferencim mes reformës në drejtësi dhe prioriteteve të tjera.

“Unë sot jam krenar që pasi u takuam në Berlin dhe ju ma bërë të qartë që për t’u bërë vend në BE e kemi mbështetjen tuaj, por na duhet reforma. Sot e kemi në kartën kushtetuese, të kryer këtë detyrë vetëm në letër, se tani është koha për ta implementuar dhe jemi mirëkuptues.E mbështesim kushtin e KE-së për çeljen e negociatave që të nisim zbatimin e Vettingut për gjykatësit dhe prokurorët, ashtu si nuk e vë në diskutim se progresi në të 5 prioritet duhet të jetë i vazhdueshëm” tha kryeministri shqiptar