se

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka bërë një analizë të tij mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Blushi tha se ai është i sigurt që LIBRA do të përfaqësohet në parlament, por Rama e ka mjaft të vështirë që të jetë ai kryeministër pas zgjedhjeve.
“Një gjë dihet. Unë do jem në parlament. Një gjë që ka më pak shanse pas 25 qershorit është që Rama të jetë kryeministër. Për të gjitha ato që ka bërë dhe nuk ka bërë në 4 vjet “Rilindja” e ka të pamundur të marrë më shumë se 64 mandate që i morri kur ishim të gjithë bashkë dhe PS ishte në kulm të saj. Në këto zgjedhje shkojnë të gjithë që ta rrëzojnë atë si kryeministër. Ata mund ta rrëzojnë. Ai mund të bëjë koalicion me LSI-në që ishte një koalicion i dështuar që nuk funksionoi” – tha Blushi në Opinion.