Burgu

Nesër nis zbatimi i amnistisë së miratuar nga Parlamenti në muajin e kaluar.

Pritet të përfundojnë në total rreth 731 të burgosur.

Më poshtë është numri i të dënuarve që përfitojnë sipas secilit burg të vendit.

Numri më i madh i të burgosurve që do të lirohen:

Nga burgu i Fierit do të lirohen 150 të dënuar

Nga burgu i Peqinit do të lirohen 131 persona

Nga burgu i Lezhës do të lirohen 117 të dënuar

Nga burgu i Rrogozhinës do të lirohen 110 të dënuar

Nga burgu “Ali Demi” në Tiranë do të përfitojnë 9 gra të burgosura

Nga burgu 313 në Tiranë do të lirohen 7 të burgosur

Nga burgu 302 do të lirohen  4 të burgosur