haxhi-giu_1484384368-2443754

Bashkë me shumë të burgosur të tjerë që kanë lënë sot qelitë pas zbatimit të amnistisë, ka qenë edhe ish-prokurori Haxhi Giu. Ai u arrestua më 2 dhjetor 2015 për korrupsion pasiv. Giu kishte marrë 29 mijë euro për të ndryshuar akuzën ndaj një të arrestuari. Në momentin e arrestimit në Tiranë, ish-prokurori i Krujës kishte me vete edhe shumën e parave. Ai u dënua nga gjykata me 2 vjet dhe 4 muaj burg. Por ndonëse i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë dënim, ai përfitoi nga amnistia e propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe miratuar nga parlamenti.