BURGU (1)

Ditën e sotme janë hapur dyert e burgjeve për ata që kanë fituar lirinë falë amnistisë. Janë  në total 731 të burgosur që përfitojnë nga amnistia e iniciuar nga Ministria e Drejtësisë.
Ashtu sikurse ishte parashikuar në aktin e miratuar nga Parlamenti në fund të dhjetorit të shkuar, zbatimi i amnistisë do të niste në mesin e muajit janar.
Familjaret duke pritur te afermit e tyre te denuar qe do te lirohen nga burgu i Shen Kollit 14 janar 2017
Numri më i madh i të burgosurve që do të lirohen:
Nga burgu i Fierit do të lirohen 150 të dënuar
Nga burgu i Peqinit do të lirohen 131 persona
Nga burgu i Lezhës do të lirohen 117 të dënuar
Nga burgu i Rrogozhinës do të lirohen 110 të dënuar
Nga burgu “Ali Demi” në Tiranë do të përfitojnë 9 gra të burgosura
Nga burgu 313 në Tiranë do të lirohen 7 të burgosur
Nga burgu 302 do të lirohen  4 të burgosur