Pas një takimi që ka zgjatur më shumë se 40 minuta, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, kanë dalë në një deklaratë për media.

“Sapo zhvilluam një takim të mirë me zotin Basha. Diskutimi ynë ishte i vendosur për të ardhmen, jo për të shkuarën. Në veçanti folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar. Për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj”, – u shpreh Yuri Kim.

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se prioriteti i PD-së janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Organizmi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioritet absolut. Një orë e më parë në kutitë e votimit të pandikuar nga bandat, nga shitblerja e votës, paratë e korrupsionit. Jemi të vendosur për këtë betejë dhe jemi të vendosur që brenda 31 majit reforma zgjedhore do të mbarojë dhe do të bëjmë gjithçka që të zbatohet. Që dhe kjo krizë të marrë zgjidhje që shqiptarët të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë që duan. Që t’i hapet dhe rruga për integrimin europian që është dhe zotim i opozitës.” – tha Basha.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=245054350115266&ref=external