vlahutin_0
Romana Vlahutin, ambasadorja e BE-së në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo formë presioni që u bëhet për votën. Deklaratat ajo i bëri në takimin që u organizua tek “The Elections Situation Room” që është një nismë për vëzhgimin zgjedhor e ngritur nga fondacioni SOROS.

“Ne e dimë që do të ketë ndoshta presione që do të vihen , presione për të blerë një votë, për të dhënë rryshfet, për të bërë gjëra të tilla, po për këtë gjë , për këtë lloji transaksioni që ky të ndodhë duhet që nga ana tjetër të jetë një person i cili dëshiron ta bëjë këtë, ndaj kërkesa jonë për ju është ju lutem mos e bëni, ju lutem mos merrni pjesë në një transaksion të tillë. Po ashtu do tu bëja thirrje të gjithë qytetarëve që të mos qëndrojnë pasivë, përkundrazi në rast se shikojnë një parregullsi, në rast se shikojnë diçka që nuk shkon ju lutem raportojeni ose denoncojeni atë.”.

Më tej përfaqësuesja e BE-së në Shqipëri garantoi se ndërkombëtarët do të monitorojnë fort zgjedhjet.