qwpiegu

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Johan Ndisi deklaroi se biznesmenë suedezë kanë interes të shtrijnë aktivitetet e tyre në Shqipëri, por si problem në vendin tonë shohin shtetin ligjor.

Ndisi thekson se gjeografikisht, Shqipëria është një vend shumë interesant për Suedinë.

“Ekonomia Suedeze është një ekonomi globale dhe ne jemi mësuar që të investojmë në çdo cep të botës, që të bëjmë tregti në të gjithë botën. Do të doja të shihja më shumë tregti mes dy vendeve dhe më shumë investitorë Suedezë në Shqipëri, por kur flas me drejtuesit e bizneseve suedeze, aspekti kryesor që ata theksojnë është shteti ligjor. Për këtë arsye duhet të ecët përpara me reformën në drejtësi sepse bizneset i shikojnë mundësitë, por i frikësohen rrezikut. Pra nëse ulni rreziqet, gjërat do të ecin me shpejtësi këtu”,- deklaroi ambasadori suedez në News24.

Ambasadori Johan Ndisi bën thirrje që Shqipëria të mos humbasë kohë për zbatimin e reformave që e çojnë vendin drejt BE-së. Ndisi thekson se edhe pse procesi i reformave është i vështirë, nga ato përfitojnë së pari qytetarët shqiptarë