CWLM7qAVAAEevvo
Ambasadori amerikan, Donald Lu, i ka ashpërsuar tonet ndaj gjyqtarëve të korruptuar. Në konferencën gjyqësore ai tha se gjyqtarët e korruptuar duhet ta lënë menjëherë detyrën she shumë shpejt mund të futen në burg. “Nëse jeni gjyqtar i korruptuar… ju nxit ta lini këtë profesion menjëherë. Mund edhe të futeni në burg së shpejti. Ma merr mendja se shumë prej jush nuk do ta identifikonin veten si gjyqtarë të korruptuar. Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: nëse keni marrë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykatë, jeni i korruptuar. Edhe nëse e ke bërë vetëm një herë, ke thyer ligjin dhe nuk je i përshtatshëm për gjyqtar. Nëse ulni kokën dhe mbani një orë që kushton më shumë se makina ime ka të ngjarë që të jeni gjyqtarë të korruptuar”, u shpreh ai.

Ambasadori amerikan lëshoi një apel edhe për gjyatarët e ndershëm: “kini besim se ndryshimi po vjen,”tha ai, duke u bërë thirrje që të flasin kundër politikanëve të korruptuar dhe gjyqtarëve të paaftë që pengojnë reformën në drejtësi.

“Besoj se shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë profesionistë të ndershëm e punëtorë që duan të jenë krenarë për profesionin e tyre. Gjyqtarët e ndershëm meritojnë të punojnë në një sistem që shpërblen integritetin dhe të promovohen në bazë të meritës e përvojës. Tani është koha për gjyqtarë e prokurorë të ndershëm që të flasin në favor të konceptit të reformës në drejtësi dhe kundër politikanëve të korruptuar dhe gjyqtarëve të paaftë që qëndrojnë në rrugënn e ndryshimit. Ju mund të mos bini dakord me propozimet e reformës në drejtësi. Kjo është normale në çdo demokraci” deklaroi ambasadori Lu.