Adriatik-Llalla-Donald-Lu_1

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Doland Lu ka sulmuar hapur prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla se ky i fundit ka qenë kundër reformës në drejtësi. Me një mesazh të qartë, Lu pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.

“Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës. Në nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterëve të ILDKPI që është thelbësor për Vettingun. Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetua e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit Emërimeve në Drejtësi që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua nga sekretarja e Kuvendit, bazuar në Kushtetutë. Por prokurori i Përgjithshëm solli një liste vetëm me 3 anëtarë. Kushtetua përcaktonte se anëtarët duhet të përzgjidheshin me short, dhe secili solli listat më të gjata për këtë pozicion. Në dallim me to, prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, përzgjedhur pa preferencë për të plotësuar 3 poste”, – tha ai.

Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA-ve theksoi se fatmirësisht kjo platformë po monitorohet nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, në një kohë kur sipas tij ka njerëz të rëndësishëm, (pa përmendur emra) që po përpiqen që ta manipulojnë këtë proces. Ambasadori nuk nguroi të nënvizojë se SHBA do të vëzhgojë procesin që vjen pas krijimit të KED.

“Fatmirësisht ata ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar që e hartuan këtë platformë parashikuan se njerëz të rëndësishëm do përpiqeshin që të manipulonin këtë proces. Në Kushtetutë thuhet se anëtarët e Këshillit të Drejtësisë duhet t’i nënshtrohen Vettingut. Disa anëtarë kanë dhënë dorëheqje. Ne do të ndjekim nga afër pet të parë nëse ky komision do t’i përmbahet kësaj kërkesë dhe do të bëhet procesi i Vettingut. Populli shqiptar duhet t’i tregojë fytyrën njerëzve të fuqishëm. Partnerët ndërkombëtar do të mbështesin qytetarët” – pohoi Lu.