hofman
Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffmann apeloi edhe njëherë sot të ndalen largimet nga Shqipëria sepse të gjithë që marrin rrugën për azil, do të kthehen sërish pas. Diplomati gjermani gjatë fjalës së mbajtur në Konventën Rajonale të Integrimit Evropian, tha ndër të tjera se është shqetësues fakti se vetëm në një ditë janë larguar drejt Gjermanisë plot 600 shtetas shqiptarë.

“Eksodi i kohëve të fundit drejt vendeve perëndimore e kryesisht Gjermanisë ka marrë shumë shpesh përgjigjen se azilkërkuesit nga Shqipëria nuk do të lejohen të qëndrojnë në këto vende por do të largohen”, -tha Hoffmann.

Gjermania është një prej vendeve më të lakmuara nga shqiptarët. Ikjet më të shumta janë regjistruar në qarkun e Kukëkësit, por edhe zona të tjera të vendit.