Lu
Ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë i drejpërdrejtë në kritikat e tij për sistemin e drejtësisë. “Ne shqetësohemi për gjykatësit e korruptuar dhe një sistem ku më të pasurit e blejnë drejtësinë e tyre” u shpreh ai në një tryezë të organizuar nga Shoqëria Civile mbi reformën në drejtësi.

Ambasadori amerikan tha se të korruptuarit dhe të paaftët në politikë, gjykata e prokurori me shumë mundësi do t’i kundërvihen reformës në drejtësi, duke e kundështuar atë.

“Jemi të shqetësuar për gjykatës, prokurorë dhe politikanë të paaftë që do t’i kundërpërgjigjen kësaj reforme. Ne nuk duhet t’i lejojmë ata të fitojnë. Kjo është tejet e rëndësishme për këtë brez, për fëmijët nipërit dhe mbesat tuaja”, tha ai.

Ambasadori Lu bëri thirrje për gjithëpërfshirje në këtë reform, në një kohë kur opozita e ka kushtëzuar bashkëpunimin me marrjen në konsideratë të propozimeve të saj dhe LSI e është shprehur se reforma nuk mund të bëhet pa opozitën. “Është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në këtë proces, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e duhet bërë tani dhe në mënyrë të suksesshme”, u shpreh ambasadori amerikan.