Ambasada e SHBA mbron shkarkimin e prokurorit të ‘Tahirit’

13 orë më parë

104
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka reaguar pas shkarkimit të kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Përmes një deklarate, thuhet se ky është një moment kur Shqipëria duhet të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike

“Ky është një moment me rëndësi që Shqipëria të demonstrojë se hetimet me profil të lartë publik mund të ecin përpara pa ndërhyrje politike. Prokurorja e Përgjithshme thotë se ka emëruar Znj. Prela në mënyrë që çështjet me përparësi të përfundohen në mënyrë më të shpejtë dhe më të efektshme. Jemi gati të mbështesim një prokurori që ka vullnetin dhe aftësinë të punojë për këto çështje të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit në mënyrë të efektshme dhe pa vonesa”, thuhet në deklaratë. Besim Hajdarmataj është prokurori që ka në dorë dosjen ‘Tahiri-Habilaj’. Në vend të tij u emërua Donika Prela, prokurore e Durrësit.