Altin-Qato

Altin Qato, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shtetit ka deklaruar ditën e sotme se hetimet e kryera kanë rezultuara në shumë parregullsi nga ana e kompanisë së sigurimit fizik që ishte përgjegjëse për trasportetin e parave të grabitura ditën e djeshëm në rrugën e Rinasit.

Qato është shprehur se rastet e këtyre shkeljeve janë të shumta dhe për këtë arsye, me urdhërin e Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako është ngritur një grup pune I posaçëm për kontrolloin e këtyre subjekteve private.

Qato ka renditur 7 shkeljet që ka bërë kompania në fjalë, qysh nga mungesa e kamerave të sigurisë e deri tek mos përdorimi i logove.

“Rregullat e shkelura nga shoqëria e sigurisë fizike:

1.      Mjete ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret pavarësisht se në lejet e transportit rrugor nga Drejtoria përkatëse është shkruar mjet për transport të veçantë.

2.      Kamerat e sigurisë në mjet nuk ishin të instaluara.

3.      Njëri nga drejtuesi e mjetit nuk ka qenë i autorizuar për të lëvizur me këtë mjet.

4.      Nuk kanë përdorur armët ashtu siç parashikohen në ligj për raste të tilla.

5.      Mjetet e monitorimit nuk ishin të certifikuara.

6.      Të dy automjetet nuk kishin logon e shoqërisë së transportit të parave.

7.      Nuk është kërkuar bashkëpunimi me forcat e policisë.

Bazuar në shkeljet e konstatuara, gjatë paradites së sotme u vendos heqja e certifikatës së shoqërisë së transportit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me bankat e Shqipërisë po punojnë për përmirësimin e sigurisë dhe ruajtjes së tyre. Me urdhër të Drejtorit të Policië së Shtetit është ngritur një grup pune, për kontrollin dhe verifikimin e të gjithë shoqërive të ruajtjes fizike. Mos përmbushja e kritereve do të çojë në heqjen e liçencës dhe madje deri në ndjekje penale.” përfundoi Qato.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=179&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsupegrabitjet-flet-altin-qato-si-mund-te-parandaloheshin%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.google.al%2F&cb=2b04e13435Pjesë nga intervista 

Një problematikë e shpeshtë kriminale këto muajt e fundit janë vjedhjet dhe grabitjet spektakolare. Janë të paktën 4 vjedhje në paratë e bankave, për të cilët autorët kanë ikur pa u identifikuar. Vjedhja në Rinas shënoi një ngjarje të rëndë për veprimtarinë policore. A duhet që dikush në Policinë e Shtetit duhet të mbajë përgjegjësi?

Qato: Policia është e aagazhuar për të luftuar çdo aktivitet kriminal. Shifrat janë pozitive. Janë 9% më pak vepra penale të ndodhura në terrotirin e vendit, kemi një zbulueshmëri më të larte 3%. Siguria është në parametra më të mira.

Ka pasur disa ngjarje të rënda, policia ndjen përgjegjësinë për të parandaluar, por këto kanë ardhur si pasojë e defekteve që kanë shumë instucione të tjera të cilat janë përgjegjëse drejtpërdrejt për rritjen e sigurisë. Pra siç janë rastet e bankave. Nuk është policia drejtpërdrejt përgjegjëse. Nëse masat do të ishin të plota në institucionet e tjera, këto gjera mund të ishin evituar. Ne prej kohësh, kemi prezantuar në Parlament ligjin për masat shtesë të sigurisë. Nëse ky ligj do të ishte miratuar shumë nga ato ngjarje nuk do të kishin ndodhur. Në këtë ligj u keqkuptua dhe keqintepretua nga aktorë të ndryshëm. Nuk është se i hiqet privatësia qytetarëv, por policia ka mundësi që të gjitha këto objekte që kanë risk, policia ka mundësi të ketë ndikim për tu sugjeruar masa shtesë.

Kemi rastin e fundit të një bankë n ëish bllok,  e cila ndan kufirn me një subjekt tjetër, tek mur. Nëse do ishte ky ligj policia nuk do ta kishte çertifikuar këtë aktivitet.

Qato:  Në Rinas policia nuk kishte akses për të kontrolluar

Qato: Në Rinas policia nuk kishte akses për të hyrë brenda dhe jo më të kontrollonte. Dhe kur ndodhin ngjarje brenda territorit atëhere i kërkohet policisë për të zbuluar, por policia duhet të ketë akses më parë për të sugjeruar masat.

Ne kemi një database të objekteve, subjekteve që kanë risk të rrezikut dhe ne jemi në gjendje që shumë shpejt ti prezantojmë masa që nuk do kenë kosto, por do evitojnë ngjarje të rënda kriminale.

Si mund të parandalohen këto vepra?

Qato: Policia ka marrë masat kryesisht në këto territore. Ka një bashkëpunim të plotë edhe me kompanitë private të sigurisë fizike të cilat…bankat ose institucionet financiare lidhin kontrata për të siguruar. Ka bashkëpunime edhe me Bankën e Shtetit. Ka disa elementë që nëse do të ketë rakordim të mirë të të gjitha strukturave këto ngjarje eleminohen.

Po me kompnitë private të sigurimit, a ka një raport korrekt?

Qato: Me këto kompanitë private ne kemi deleguar kompetenca të sigurisë, këto i ka marrë nëpërmjet ligjit. Policia i çertifikon dhe i kontrollon ato. Ne shpesh herë i kontrollojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyjmë dhe i konstatojmë nëse ka shkelje dhe në cdo rast kur ndodh ngjarje që kanë përgjegjësi ne analizojmë dhe sugjerojmë masat tona. Pas këtyre ngjarjeve ne kemi krijuar një bashkëpunim më të ngushtë. Shkëmbejmë informacion dhe i kërkojmë informacion që më parë nuk kanë qenë shumë të nevojshme, me idenë që policia të jetë prezente, edhe pse nuk është drejtpërdrejt prezente me sigurinë të jetë prezente me informacion, nëpërmjet shërbimeve në terren. Në përgjithësi kur transportohen vlera monetare të larta këto kompani kanë detyrim të njoftojnë policinë para se të lëvizin në territor me idenë që ne t’ua përcjellim shërbimeve tona në kaset rrugore që këto kalojnë për të marrë masa të trafikut, por edhe për të mbikqyrur gjatë lëvizjes.

Qato: Kemi bashkëpunim me SHISH dhe Prokurorinë

Qato:  Policia ka bashkëpunim me Prokurorinë ,me SHISH, ku ne ndajmë dhe shkëmbejmë informacione, kemi bashkëpunim me ndërkombëtarët. Pra kemi qenë bashkëpunues.

Çështja “IMSI Catcher” e çoi nivelin e bashkëpunimit Polici-Prokurori në nivelin më të ulët të viteve të fundit. Ju u rikthuet në detyrë me vendim gjykate, por ende jeni person nën hetim nga Prokuroria për atë që u konsiderua si pajisje përgjimi. Cështja që besoj dhe publiku ka interest të dijë është se në cfarë niveli është bashkëpunimi institucional mes policisë dhe prokurorisë pas kësaj ngjarje?

Qato: Policia dhe Prokuroria bashkëpunojnë në bazë të ligjit  dhe besoj se bashkëpunimi është mëse normal. Këto janë dy institucione shumë të rëndësishme dhe nuk besoj se ka ndonjë çarje.  Prokuroria është përgjegjëse e hetimit dhe ajo i jep detyrime edhe policisë.

Qato: Nuk ka rritje të aksidenteve

Qato: Ka pasur aksidente, por nuk ka rritje të aksidenteve, ka numër të madh kur e krahësojmë me periudhat e mëparshme, por kjo është një periudhë shumë e ngarkuar. Janë rreth 550 mijë mjete të regjistruara në vendin tonë që përdorin shtetasti shqiptarë, kursë vetëm për periudhën qershor-gusht janë 320 mijë mjete që kanë hyrë nga jashtë territorit. Pra është shtuar numri i mjeteve nga akset rrugore. Po të bëjmë një krahasim nga  e njëjta periudhë e një viti më parë ne kemi 8 aksidente me pak, që i bie rreth 15% më pak. Pra nuk është se ne vemë re rritje, siç jepet shpesh në media. Unë mendoj se është një perceptim i gabuar, ka numër të madh edhe për shkak të fluksit.

Qato: Janë 3 mln e 100 mije pushues që kane qene ne vendin tone

Jemi në kulmin e sezonit turistik, cfarë masash ka marrë policia dhe po ju rezultojnë efikase?

Qato: Policia ka hartuar një program të vecantë për rritjen e parametrave në zonat e plazhit. Masat kanë rezultuar efikase, kemi aktivizuar forcat e 10 komisaraiteve, 5 stacioneve të kufirit dhe 10 stacione të tjera të policise për të rritur sigurinë në vend.

Ka pasur një fluks të madh hyrje daljesh të shtetasve të huaj, një fluks pushesish në plazhet e vendit tonë. Janë 23 vepra penale të regjistruara në zonat turistike,që janë vjedhje të lehta.

Janë 3 mln e 100 mije pushues që kane qene ne plazhet e vendit dhe rreth 870 mijë mjete. Janë 600 mijë pushues më shumë nga viti i kaluar dhe rreth 300 mije mjete me shume.