Altin
TIRANË- Shoqërohet në polici Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Altin Goxhaj, për protestë paligjshme.

Avokati Goxhaj është shoqëruar nga forcat e komisariatit nr.1 në kryeqytet pasi pritej të protestonte para Pallatit të Kongreseve, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Miq, sot në 09:00 Rama ka thirrur 2000 vetë që punojnë te KESH, CEZ dhe administratën publike tek Pallati i Kongreseve për të bërë një miting pro heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kwh! Do dalim aty përballë Pallatit të Kongreseve me banerin tonë të madh: Jo rritjes së çmimit të energjisë? Mjafton të bëhemi edhe 10 veta për të demostruar banerin 10 metra të gjatë. Leja e Policisë dhe përgjegjësia ligjore është e marrë përsipër”, shkruajti pak orë më parë në profilin e tij në Facebook, avokati Goxhaj.