alida115_v-ardgalerie
Këngëtarja Alida Hisku ka folur pas shumë kohësh duke treguar detaje rrënqethëse të hetuesisë në kohën e diktaturës komuniste.

Duke folur për ‘Shqiptarja.com’, Hisku ka rrëfyr ngjarjet tragjike të viteve 70 që u pasuan pas Festivalit 11.

“Ajo ishte një vajzë e re me zërin kristalor dhe babai i saj ishte sekretar partie i Ndërmarrjes Poligrafike. Ai projektonte tek e bija modelin e rinisë socialiste” – shkruan gazeta.

Për publikun shqiptar, Alida Hisku ka mbetur një monument i muzikës shqiptare, edhe pse ka mbi 30 vjet e ndarë nga skena.

Jeton në Gjermani, ku e njohin si gruan e jashtëzakonshme, autoren e një libri që nuk është më në treg, kurajozen, njeriun e dashur e shumë punëtor.