ra

“Vrasësi kapet nga policia sepse vrau, por gjykatësi tha e lirojmë se nuk ka prova, ai del nga burgu dhe vret sërish. Tani si ta kuptojmë këtë gjykatës ne?” tha Rama sot ndërsa ishte në universitetin e Shkodrës.

I akuzuar kohët e fundit nga opozita dhe jo vetëm, për disa nga lirimet e kriminelëve më të rrezikshëm në vend si Lulzim Berisha apo anëtarët e “Hakmarrja për Drejtësi”, Rama duket sikur ka krijuar një alibi me deklaratën e tij.

Ai fajëson gjykatësit për raste të tilla, të cilët, sipas tij, janë ata që i lirojnë kriminelët që policia kap, duke hequr përgjegjësitë nga qeveria e tij.