Deputeti i Partisë Enkelejd Alibeaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se sulmet e këtij të fundit kanë një qëllim, fshehjen e dy të vërtetave, të drogës në Maminas dhe takimin me Tahirin në një spital në Tiranë.

Sipas Alibeajt, skemat e trasha të Ramës me rusë, spiunash dhe destabilitet nuk e ulin dot poshtë politikën në Shqipëri.

“Akuzat qesharake nuk mund ta ndihmojnë Ramën të fshehë dy të vërteta të madha, së pari sepse po ndihmon Tahirin të shpëtojë nga burgu, dhe së dyti të vërtetën tjetër se i vëllai i tij është një nga peshqit e mëdhenj të kokainë në Durrës. Ai duhet të tregojë se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane. Cili është roli i Olsit në ngarkesën e 613 kg kokainë e pastër. Rama hesht dhe nuk tregon pse është takuar fshehurazi me Tahirin mbasditen e së premtes në një nga spitalet e Tiranës. Është detyrimi i tij, të tregojë pse është takuar me Tahirin, duke mos e mbajtur peng integrimin e vendit.

Politikën në Shqipëri nuk e ulin poshtë skemat e trasha të Ramës me rusë, spiunazh, dhe destabiliteti, por është biznesi i tij familjet me kartelet e kokainës, është mbrojtja e Tahirit, dhe mbjellja e vendit me kanabis”, u shpreh deputeti Alibeaj.