edi-rama-dhe-paskal-milo-1024x819

Kryetari i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka deklaruar se zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste do të jetë parti e parë, por nuk do të marrë më shumë se 60 deputetë.

Milo shprehet se në zgjedhjet e 25 qershorit, PD dhe LSI do të kenë një rritje, ndryshe nga Partia Socialiste.

Sipas Paskal Milos, do të ketë patjetër koalicion paszgjedhor, por jo PD-PS.

“Partia Socialiste do të jetë parti e parë, por shifra më e lartë nuk i kalon 60 vendet në Parlament. Parashikoj rritje të lehtë të PD dhe LSI. Do të ketë patjetër koalicion paszgjedhur. Në Shqipëri nuk ka terren për koalicionin PD-PS, pasi edhe elektorati nuk ka kulturë të gëlltisë këtë”, - është shprehur Paskal Milo në një intervistë për Report tv.

Krerët e PD, PS dhe LSI janë shprehur të sigurtë se partitë e tyre do të arrijnë të marrin 71 mandate, për të qeverisur të vetëm 4 vitet e ardhshme.