ty

Eduart Ndocaj, deputeti ‘kaubojs’ që nënshkroi një marrëveshje politike me Bashën nuk e pranon ofertën e kreut të PD-së për të hyrë në listat e asaj partie për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një takim elektoral në Barbolloj, Ndocaj tha se ai kishte vendosur që të garonte për partinë Bashkimi Demokristian. Sipas Ndocajt, futja në listë e ‘partive-biznes’ do të dëmtojë rëndë Partinë Demokratike.

“PD do të marrë kosto të jashtëzakonshme pasi vendosi të fusë në lista partitë që janë SHPK, pa elektroat dhe pa zyra”, – tha Ndocaj, pa u shprehur se kë parti cilëson “SHPK” (biznes).

Ai do të kryesojë listën e Lezhës nën siglën e PBDSH-së.