sdsdsdsds

Zv.kyetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është pyetur në studion e “Top Story” për koalicionin që partia e saj do të bëjë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Kryemadhi nuk ka pranuar të japë shumë detaje për këtë çështje, madje sipas saj synimi i LSI-së është të dalë forcë e parë.

Një shenjë sipas Kryemadhit është edhe shorti në KQZ që e vuri LSI-në të parën në fletën e votimit.

“Është shumë herët për të folur për koalicionet. Tashmë shqiptarët janë në një garë të hapur. Neve na ra numri 1 në fletën e votimit dhe kjo është një shenjë. Ndoshta me këtë kënaq vetën veten time, por kjo është një shënjë në kuptimin e mirë të fjalës, për të motivuar më shumë njerëzit dhe neve. Ne e kemi synim të dalim forcë e parë.” – tha Kryemadhi.