20090113-blushiNano
Deputeti socialist Ben Blushi ka komentuar në studion e gazetares Eni Vasili komentet e ditëve të fundit për një aleancë të tij me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Megjithatë ai i ka hedhur poshtë kategorikisht këta zëra. “Nuk e di nga e keni këtë informacion. Unë kam që në vitin 2007 që nuk kam asnjë kontakt me Fatos Nanon. Është njëlloj sikur unë tju pyes: “A do të keni nesër në emision Barak Obamën?” – tha Blushi.

“Do të krijoni një parti të re?” – ishte pyetja e radhës.

“Po. Unë kam në mendje një parti të re” – tha ai duke shtuar: “Ajo është Partia Socialiste. Sepse nëse realizohen ato që unë them Partia Socialiste bëhet një parti e re”.