Aleanca e Grave Deputete i kërkoi Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të dënojë dhe të marrë masa për deputetët dhe punonjësit e Policisë që ushtruan dhunë kundër dy deputeteve vajza, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi

Gratë deputete i dërguan një letër Kryetarit të Kuvendit, ku shprehën shqetësimin për mungesën e reagimit nga ana e zotit Ruçi, si dhe vunë në dukje tolerancën e treguar prej tij ndaj dhunës dhe gjakosjes së dy deputeteve nga deputetët burra dhe punonjës të Policisë së Shtetit.

“Ju, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit dhe vetë Kreu i mazhorancës Edi Rama, jo vetëm nuk u distancuat nga dhuna apo nuk morët masa ndaj saj, por, nëpërmjet tolerancës dhe heshtjes tuaj, treguat se pas këtyre akteve dhe nixitës e përkrahës të tyre jeni pikërisht ju.”- thuhet në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi.

FacebookTwitterGoogle+LinkedInPrint